Aktuale
“Aromë lufte” në rajon? Ushtarët turq rrethojnë ministrin grek në mes të detit
Ishte nisur drejt ishujve Kardak në Egje, por ministri grek i Mbrojtjes është bllokuar e rrethuar nga Rojet bregdetare turke.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Turqisë, ata e paralajmëruan Panos Kamenos teksa ndodhej 3.5 milje larg bregut të Bodrumit në territorin turk.
Pas paralajmërimit, anija greke u largua nga ujërat territoriale të Turqisë pa ndonjë incident tjetër, shtuan autoritetet e Ankarasë.
Ndërkohë mediat greke bëjnë të ditur se ministri i Mbrojtjes të Greqisë do të shkonte në Kardak për të vendosur një kurorë me lule ë memorialin kushtuar tre ushtarëve grekë që humbën jetën gjatë krizës së ishujve në vitin 1996.
Por, në një deklaratë, ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu tha se njësitë e rojes bregdetare “bënë atë që ishte e domosdoshme”.
Edhe në një deklaratë nga Forcat e Armatosura Turke, u tha se anijet e marinës dhe rojes bregdetare penguan një anije detare greke që të hynte në ujërat territoriale turke pranë Kardakut, i njohur gjithashtu si Imia në greqisht.
Theksojmë se mosmarrëveshja dhjetë vjecare midis Turqisë dhe Greqisë mbi ishujt e pabanuar të Egjeut i sollën të dy vendet në prag të konfliktit të armatosur në vitin 1996 dhe çoi në tensione të rikthyera këtë vit.
