Connect with us

Aktuale

Flet Isa Mustafa: Kur të vdes, më varrosni pranë Isa Boletinit

Pas polemikave të shumta se ku përfundimisht duhet të pushojnë eshtrat e heroit Isa Boletini, duket se vetëm Isa Mustafa nuk kishte dhënë sugjerimin e tij.

E ndonëse sot përmes një statusi në facebook e ka përmendur heroin kombëtar, kryeministri i vendit shihet se ende nuk është i vendosur se ku duhet të varroset adashi i tij, pasi që nuk e ka dhënë mendimin e tij për këtë.

“Kohëve të fundit ka pasur plot zëra, si nga pozita ashtu edhe nga opozita, se ku duhet të varroset Isa Boletini. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që heronjve kombëtar të ua plotësojë gjitha kushtet, dhe mendojmë se duhet pyetur vetë ata se ku preferojnë t’i pushojnë eshtrat.”

“Dhe meqë, edhe unë tashmë kam një moshë që në një të ardhme të afërt mund të përballem me dilemën e Isës tjetër, unë dua ta lë një porosi në formë amaneti. Ia kam thënë edhe kabinetit tim , shefes së kabinetit – Vlora Dumoshit, dhe po e them publikisht edhe këtu: Kurdo që të vdes, më varrosni pranë Isa Boletinit!” shkruan Isa Mustafa në facebook.

E komentet në status kanë qenë të shumta, por profili i kryeministrit i është përgjigjur vetëm komentit të Hanumshahe Deshishkut-Hamitit, e cila në komentin e saj ka shkruar ‘Mpuq e ki kryeminister. Je më i miri” , si dhe në komentin e saj ka lënë tre zemra. E këtij komenti, profili i kryeministrit i është përgjigjur me fjalët ‘Flm Hanumshahe. Edhe ne të duam ty. Mpuq !”

Sipas amanetit të kryeministrit, mund të konkludojmë se opsioni më i afërt për Isa Boletinin mbetet Prapashtica, apo vendlindja e kryeministrit. Megjithatë është herët të japim konstatime. Shohim se ç’na sjellë e ardhmja.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2018 SdiPress.