Connect with us

Aktuale

Aksident i rëndë në autostradë, përfshihen shtatë vetura dhe tre kamionë (Foto)

E plotësuar: Policia e Kosova ka konfirmuar se një aksident ka ndodhur në autostradë, saktësisht në mes të fshatit Mazgit dhe Fushë Kosovës.

Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha tha për Telegrafin se në këtë aksident janë përfshirë 10 automjete.

Hoxha bëri të ditur se ka edhe të lënduar.

Njësitet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.

E plotësuar: Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në magjistralen për në Ferizaj.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 9:45, ndërsa në aksident janë përfshirë shtatë vetura dhe tre kamionë.

Një lexues i Telegrafit raportoi se aksidenti ka ndodhur për shkak të mjegullës.

Nuk raportohen detaje tjera, ndërsa ambulanca është parë në vendngjarje.

 

 

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *