Connect with us

Aktuale

“Denoncoi Tahirin dhe Habilajt”, flet nga arratia live në protestë dhe rrënqeth me mesazhin e tij Dritan Zagani (Video)

Ish-oficeri i antidrogës Dritan Zagani, njeriu që trazoi ujërat e politikës shqiptare duke akuzuar krerët e policisë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për lidhje me krimin e trafikantët e drogës me Habilaj, iu bashkua sot protestës së opozitës, përmes një videoconference nga arratia.

Zagani ndodhet në Zvicër atje ku ka fituar statusin e azilantit dhe përmes një mesazhi të shkurtër u shpreh se do të kthehet në Shqipëri, por jeta e tij rrezikohet nga ata që e detyruan të marrë arratinë e të kërkojë azil.

“Përshëndetje! Unë jam Drtian Zagani Protesta ime ndaj krimit ka nisur prej 20 vitesh kur mora këtë detyrë dhe prej tre vitesh në arrati. Jam ndëshkuar nga padrejtësia, nga trafikantë droge në Policinë e Shtetit. Iu bëj thirrje kolegëve të mi të kenë kurajo, të dënoncojnë lidhjet e krimit me policisë e politikën.Unë jam detyruar të iki se ndalova Habiljajt. Dua të kthehem por dua që krimi dhe bandat të mos jenë më në vendin tim”,- u shpreh ai.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2018 SdiPress.