Aktuale
Deputeti i LDK-së tregon gjendjen shëndetësore të Isa Mustafës
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka treguar edhe për gjendjen shëndetësore të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.
Ai ka thënë se Mustafa tashmë po e merr veten, dhe që së shpejti do të kthehet në Kosovë.
“Duket që kryetari ishte prekur nga një grip që e kishte lodhur më shumë se sa që duhet, por megjithatë tani po e merr veten” është shprehur Selmanaj në Klan Kosova, shkruan Periskopi.
Selmanaj ka thënë se Mustafa po i mungon partisë, dhe se për disa qëndrime politike poi u duhet edhe ndihma e tij.
