MJEKËT SOT NË GREVË – KËRKOJNË PAGA SA TË QEVERITARËVE

Pavarësisht vizitës së Ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismali, 36 specialistë të kirurgjisë së përgjithshme dhe abdominale kanë vazhduar grevën.

Kërkesa kryesore e doktorëve të kësaj klinike është rritja e pagave.

Ministri Ismaili me këtë rast tha se problemet nuk mund t`i rregullojnë brenda natës, mirëpo premtoi se çdo gjë do të zgjidhet teksa problemin do ta paraqes edhe në mbledhje të Qeverisë.

Por , mjekët thonë se nëse nuk ka zgjidhje greva do të përshkallëzohet edhe tek rastet emergjente.