Connect with us

Aktuale

Përjashtohet nga policia truproja i Sasho Mijallkovit, nuk është maqedonas, por mysliman! (Foto)

Përshkak të pjesëmarrjes së përgjakshme të dhunës në Kuvend më 27 Prill, ministria e Brendshme shkarkon Alen Zekirov.

Zekirov ishte ish-truproja personale i Sasho Mijalkov, për të cilin tri ditë më parë u morrë vendimin e shkarkimit nga DSK-ja, ku nga viti 2015 ai punoi si kryeinspektor në sektorin e antiterrorizmit, përcjell Antpress.

“Pas procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore për shkelje të rendit të punës dhe disiplinës, në propozimin e Komisionit për vendosjen e përgjegjësisë disiplinore të sigurisë dhe kundërzbulimit, nga Ministri i Punëve të Brendshme është sjellë vendimi me të cilën A.Z. i është anuluar kontrata e punës në Ministrinë e Brendshme”, thanë nga Ministria e Brendshme.

MPB-ja zyrtarisht nuk e përcakton 27 prillin si një arsye për ndërprerjen e kontratës, por disa video e dëshmojnë praninë e Zekirovit në Kuvend.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2018 SdiPress.