PREJ TË MËRKURËS NDALOHET HYRJA E VETURAVE NË PRISHTINË

Në konferencën për media, që në mungesë të Shpend Ahmetit, foli nënkryetari Selim Pacolli, u bë e ditur se Komuna do të ndalojë hyrjen e veturave nga jashtë qyteti, do to ndalojë shitjen e thëngjillit këto ditë dhe do të inspektojë bizneset e vogla, që kalojnë normat e përdorimit të thëngjillit. Implemetimi i këtyre vendimeve do të fillojë që nga e mërkura.

Komuna e Prishtinës është marrë vesh me Ministrinë e Planifikimit Hapësinor dhe të Ambientit, që kjo e fundit t’i ndaj një subvencion kryeqytetit për Trafikun Urban, në mënyrë që të qytetarët të udhëtojnë me autobusë, duke ndaluar kështu hyrjen e veturave nga jashtë.

Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, ka folur për zgjidhjet që komuna së bashku me Ministrinë e Ambientit, Albena Reshitaj dhe ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, kanë mbajtur konferencë të jashtëzakonshme lidhur me situatën alarmuese të krijuar nga ndotja e ajrit.

Pacolli ka thënë se kanë gjetur disa mënyra që të zbutet gjendja e ajrit të ndotur. Një nga zgjidhjet e Komunës është ndalja e veturave që hynë nga jashtë qytetit, e që janë rreth e që janë 120 mijë sosh.

Veturat e qytetarëve që vinë nga jashtë qytetit, do destionohen në parkingjet që komuna planifikon t’i vendosë në zonat në dalje të Prishtinës, e më pas prej aty të hynë në qytet me autobusë urbanë.

“Ne si komunë me Ministrinë kemi hasur në mirëkuptim që Ministria të na ndaj një subvencion për autobusë dhe një parking jashtë qytetit, që më pas qytetarët të hyjnë me Trafik Urban”, ka thënë nënkryetari i komunës.

Ministrja Reshitaj ka treguar se kanë vendosur, së bashku me komunën, të ndalojnë shitjen e thënxhillit dhe të inspektojnë bizneset që funksionojnë me thëngjill, duke shkaktuar ndotje tejet të madhe.