Vrau ish-të dashurën, ndërron jetë në spital Aldison Belulaj

Ka ndërruar jetë Aldison Belulaj, i riu që vrau ish-të dashurën e tij Ariela Murataj dhe më pas tentoi të vriste veten, duke u plagosur rëndë.

23-vjeçari ndodhej që prej një jave në koma, ndërsa mbahej në jetë falë aparaturave. Belulaj ndërroi jetë në Spitalin e Traumës rreth orës 18:00.
Ai ditën e diel qëlloi me armë zjarri 21-vjeçaren, më të cilën thuhej se kishte një lidhje dashurie prej 4 vitesh. Por pas problemeve mes tyre, çifti i kishte dhënë fund lidhjes në nëntor të vitit të kaluar.
Ndaj, në ‘çmenduri’ e sipër Belulaj qëlloi me dy plumba në kokë ish-të dashurën, duke e lënë të vdekur në vend. Krimi i rëndë ndodhi para Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë.