Arbana Xhara-Vetëvendosjes: Sa për orgji, ishalla jeni kënaqë

Arbana Xharra, këshilltarja politike e kryetarit të kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, ka thumbuar Lëvizjen Vetëvendosje me problemet e brendshme që kjo parti është dukë i kaluar kohët e fundit, shkruan Insajderi.

Ajo ka thënë se VV po tregon se asnjëherë nuk ka pasur ide politike duke i quajtur tinejxher.

“Treguat që s’keni pas ide politike. Ju keni qenë thjeshtë një grup tinejxherësh anarkist, që veç llugë keni shikuar me e bo. Keni fol vend e pa vend për bashkim duke e devalvu tërësisht si kauzë. Por, e keni rritë me të madhe sentimentin anti Kosovë”, shkruan Xharra në Facebook.

Ajo ka folur edhe për problemet seksuale brenda VV-së

“Sa për orgji e 3-e, hiç s’ka rëndësi, ishalla jeni kënaqë, bile! Moti e kam thënë, ju jeni sekt që keni shpërla trurin e të rinjve me metoda sikurse të imamëve radikal nëpër xhami, vetëm se ju sexhdet i keni shtru brenda partisë!”, ka shkruar ajo