Connect with us

Aktuale

Foli me nënën e saj në telefon, pastaj e bëri një sy gjumë në tren – kur u zgjua, dikush i kishte lënë para në prehrin e saj (Foto)

Një studente u zgjua nga gjumi në tren për të gjetur 100 funte në prehër pas një bisede në telefon me nënën e saj.

Sipas mediave britanike,. bëhet fjalë për Ella Johannessen, e cila nuk ndjehej komod me situatën e saj financiare, kështu që kishte vendosur ti telefononte nënës së saj, ndërsa ishte në një tren nga Peterborough në Leeds.

Gjatë telefonatës Johannessen ishte e mërzitur që 35 funtet që ajo mendonte se i ishin dërguar asaj me transferim bankar, duket se ishin zhdukur.

Kur ajo u zgjua, ajo gjeti se paratë e gatshme ishin lënë nën një pecetë në prehrin e saj nga një i panjohur – gjest që e kishte bërë edhe të qante.

Johannessen më vonë këtë gjest e publikoi në llogarinë e saj në Facebook në një përpjekje për të gjetur njeriun e mirë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *