Connect with us

Aktuale

22 AMBASADORËVE KOSOVARË NUK DO T’U VAZHDOHET MANDATI

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se 22 ambasadorëve kosovar nuk do t’i vazhdohet mandati.

Pacolli ka thënë se këta ambasadorë do të kthehen në Kosovë nga vendet ku ata po qëndrojnë, raporton Indeksonline.

Ai ka shtuar se pas kthimit të tyre në Kosovë, do të zvëndësohen me diplomatë të tjerë.
“Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Pragë dhe Stokholhm do të kthehen. Unë s’kam njoftuar në MPJ stafin diplomatik. E kam të vështirë të punoj më dikënd që nuk e njoh, mirëpo unë e kam harxhuar kohën në këtë drejtim, t’i njoh njerëzit. Dita duhet të organizohet në mënyrë efeketive dhe jo vetëm të mbahen koktej, të vizitohen panaire të ndryshme që janë të interesuar për Kosovën dhe të kemi raporte të mira dhe inkurajuese. 22 ambasadorë do të kthehen në Kosovë, do të shkëputen nga vendet përkatëse. S’bën të rrinë më shumë se një mandat. Ata do të kthehen në Kosovë dhe të zëvendësohen me diplomatë tjerë” ka shtuar Pacolli.

Pacolli ka bërë me dije se do të angazhohen në mënyrë që shumë shpejtë të kenë ambasadë në Poloni dhe jorezidencë në Çeki./

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *