Connect with us

Aktuale

CILËSIA E AJRIT PËR SONTE NË PRISHTINË KONSIDEROHET “E PASHËNDETSHME”

Cilësia e ajrit në Prishtinë të martën është konstatuar të jetë “e pashëndetshme” nga matësi i cilësisë që është vendosur nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë.

Shkalla e cilësisë së ajrit, sipas matësit të Ambasadës Amerikane të përditësuar sonte në orën 22:00, ka qëndruar në nivelin 193.

Por, për dallim nga një ditë më parë, cilësia e ajrit është përmirësuar dukshëm sonte. Të hënën, sipas të njëjtit matës, cilësia e ajrit kishte arritur nivelin e 314 të ndotjes.


Cilësia e ajrit të hënën

Kryeqyteti i Kosovës vazhdimisht ka ajër të ndotur. Për këtë, para disa ditësh ka kryesuar listën e vendeve me ajrin më të ndotur në botë.

Të mërkurën, qytetarët do të dalin për të protestuar në mënyrë që institucionet të ndërmarrin hapa për përmirësim të gjendjes.

E autoritetet thonë se po nga e mërkura do të nis zbatimi i disa masave, përfshirë mos lejimin e veturave në Prishtinë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *