Connect with us

Aktuale

Andin Lokaj i reagon ashpër Fisit, pasi e akuzoi se e rrahu Arbana Xharrën!

Gazetari sportiv, Andin Lokaj ka reaguar pas deklaratave të Fisnik Ismailit, se ai ka rrahur bashkëshorten e tij, këshilltaren e kryetarit të Kuvendit, Arbana Xharrën.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, Lokaj thotë sulmi ndaj Arbanës ka qenë tronditja më e rëndë që ka marrë familja e tij e aq më tepër pamundësia që të jetë afër saj ne ato momente të rënda dhe në rrezik për jetën e saj.

“Edhe më e rëndë ka qenë kur fëmijet e kanë parë nënën e tyre në atë gjendje”, thotë ai.

Statusi i plotë:

I nderum Fisnik Ismaili, po të drejtohem me këtë status publik për herë të parë ty, e pas shumë muajsh po i rikthehem Facebook-ut me që më kishe bërë një akuzë të rëndë publike, me shpresë që nëse ka shtet në këtë vend rend e ligj, ti intervistohesh fillimisht nga policia për njohuritë që paske se kush e ka rrahur Arbanën e më pas të përballesh me pasojat ligjore nga padia që do të bëhet sot për shpifje dhe njollosje ndaj meje. Siç e dini, së pari ti deputet Ismaili, e më pas të gjithë ju që ndani hapësirën e opinionin publik në Kosovë, une nuk kam reaguar asnjëherë publikisht pas gjithë asaj fortune me sharje e fyerje që u përballë gruaja ime me vendimin që mori për të iu bashkuar PDK-së. Nuk jam marrë me ty asnjëherë, as nuk te kam share e as fyer, pas gjithë atyre fyerjeve që i ke bërë në vazhdimësi nje gruaje, që thjesht mori vendim të futet ne politikë pa i bërë keq askujt. Nuk kam shkruar as nje fjalë e asnjë rresht as në rrjete sociale e as ne tavolinë mes miqve për gjuhen tëndë aq të ulët e denigruese. Sepse ti përmes Arbanës më ke fyer edhe mua edhe familjen time, por më së shumti ke fyer vetën tënde.

Nuk kam reaguar sepse deshprimin nga ti që përfaqëson fatkeqësisht jo pa votues, nuk e largoj e as nuk e zgjidhi me statuse komente e shkrime nëpër rrjete sociale. Sulmi ndaj Arbanës ka qenë tronditja më e rëndë që ka marrë familja jonë e aq më tepër pamundesia që të jam afër saj ne ato momente të rënda dhe në rrezik për jetën e saj. Edhe më e rëndë ka qenë kur fëmijet e kanë parë nënën e tyre në atë gjendje. E kishim nënvlerësuar rrezikun edhe pse na u vizatuan kryqa me ngjyrë të kuqe pak javë para sulmit në derë të shtëpisë. Nuk më kishte shkuar mendja asnjëherë e aq më pak nga një bashkëqytetar, pavarësisht orjentimit politik, që është në gjendje të më bëjë një akuzë si kjo. Po shkruaj sot jo për ty, por gjithë atyre votuesve të tu, që sigurisht ka mijëra prej tyre që më kanë percjellur edhe mua për kaq shumë vite në komentimet dhe paraqitjet e mija publike gjithmonë larg politikës. Fisnik Ismaili ne ndajmë shumë miq të përbashkët sepse jemi rritë të dytë në Prishtinë, e po dua të besoj që kemi nga ata shokë që sot ndihen të turpëruar për fjalet tuaja që deri ku kanë degjeneruar e çfarë je në gjendje të bësh. Unë ftoj policinë që të intervistojnë për njohuritë që paske se kush e ka sulmuar fizikisht Arbanën, sepse më shumë se ti, une e familja ime, duam që kjo të zbulohet. E në organet e drejtësisë sot do të deponoj padinë me të cilën ti do të përballesh për shpifje e akuza të rrejshme!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *