Bebe Rexha pjesë e turneut të yllit botëror të muzikës Bruno Mars

Tiranë,31 janar – Fituesi i gjashtë çmimeve në Grammy Awards 2018, Bruno Mars do të fillojë për dy ditë turneun e tij ”24 Magic World Tour”. Ylli i muzikës nuk do të jetë vetëm në koncerte, pasi do shoqërohet nga një e ftuar speciale.

E ftuara e tij speciale është këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, e cila e ka ndarë këtë moment të rëndësishëm me ndjekësit e saj në Instagram.”Në Meksikë me Bruno Mars.Turneu nis për dy ditë”, shkruan Bebe

Pas përfundimit të Grammy Awards ,të dy këngëtarët do t’i shohim të performojnë në qytete të rëndësishme të Meksikës.