Connect with us

Aktuale

FOTO/Kosovarja e dashuruar me një serb në Zvicër, denoncon prindërit në polici për fejesë të dhunshme me një shqiptar

Një çift kosovar është arrestuar në Villars-sur-Ollon të Zvicrës. Ai akuzohet të ketë rrahur të bijën 18-vjeçare, e cila ka refuzuar të martohet sipas zakoneve të vendit.

Në disa raste, në sallonin e floktarisë në Villars-sur-Ollon ku është e punësuar, ajo ka ardhur me shenja të rrahjes. Plagët gjithnjë e më shumë i janë zmadhuar. Mund të thuhet se ajo ka qenë edhe e rrëmbyer. Me nofkën Liana, sapo ka hyrë në moshën e të rriturve, verën e kaluar ajo iu premtua një të riu në Kosovë, gjatë një dasme të vëllait më të madh, në Prishtinë. Por, vajza as që ka dashur të dëgjojë për këtë bashkim të ardhshëm, pasi në Aigle të Zvicrës kishte rënë në dashuri me një shtetas serb. Këtë ua rrëfeu familjes e cila aspak nuk e përkrahu. I dashuri i saj gjithashtu ishte kërcënuar. Ai u largua përkohësisht nga vendbanimi i tij për t`i evituar problemet e mundshme.

E përkrahur nga koleget e punës dhe shefi i saj, Liana përfundimisht ngriti kallëzim penal ndaj prindërve të saj. Që nga paditja e vajzës, prindërit fillimisht u paraburgosën nga mesi i muajit janar, për të shmangur mosmarrëveshjet e zakonshme. I pyetur nga e përditshmja zvicerane „Le Matin“, prokurori Olivier Jotterand i është përgjigjur se nuk mund të japë detaje më të hollësishme, përcjellë „Shtegu.com.

Në vendbanimin e tyre, familja shqiptare ka biznese të ndryshëm të suksesshëm që nxitë kurreshtje të vendasve se kinse ata merren me tregti të palejueshme, por akuzat e tilla ngelin të pabaza, pasi deri më tani nuk ka kurrfarë dëshmie për një gjë të tillë. Nga ana tjetër, familja e djalit në Kosovë është duke ua kërkuar 20 mijë eurot e deponuara si garancë se vajza do të martohet me djalin e tyre.

Për të hetuar rastin, policia zvicerane ka realizuar disa kontrolle në pronat e familjes, me dyshim se mund të ketë punëtorë ilegalë. Mirëpo, hetimet e deritanishme nuk kanë dëshmuar për punë ilegale dhe ato janë në rrjedhë e sipër. 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *