Connect with us

Aktuale

Haradinaj vlerëson kontributin e komunitetit katolik

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka vizituar Ipeshkvin e Kosovës, me ç’rast është pritur nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, njofton kumtesa qeveritare.

Gjatë takimit me udhëheqësit e Kishës Katolike të Kosovës, kryeministri Haradinaj u njoftua për së afërmi me punët dhe aktivitetet e këtij institucioni fetar, duke i përgëzuar për bashkëpunimin.

Kryeministri Haradinaj ka vlerësuar kontributin e Ipeshkvit Dodë Gjergji dhe të komunitetit katolik, në krijimin e frymës së mirëkuptimit ndërmjet komuniteteve fetare në Republikën e Kosovës, duke shprehur mbështetjen e Qeverisë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *