Pacolli konfirmon ardhjen e Rita Orës për 10 vjetorin e Pavarësisë

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka konfirmuar ardhjen e këngëtares me famë botërore, Rita Orës për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Familja Ora (Sahatçiu) meriton një respekt të madh për çdo gjë që kanë bërë për promovimin e Kosovës. Duke edukuar vajzën e tyre në një atdhetare të vërtet. Kam kënaqësinë të konfirmoj ardhjen e yllit tonë botëror Rita Ora me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë. Ajo nuk ka pranuar të paguhet për këtë ngjarje dhe kjo do të thotë shumë për personalitetin e saj”, ka shkruar Pacolli në Facebook.