Rita Ora nuk ka pranuar të paguhet për ardhjen e saj në Kosovë më 17 shkurt (Foto)

Këngëtarja shqiptare Rita Ora do të vijë në Kosovë për koncertin e 10 vjetorit të pavarësisë me 17 shkurt.

Këtë tashmë e ka konfirmuar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

I njëjti ka treguar se ka takuar familjen e këngëtares, ndërsa ka cituar faktin se Ora nuk ka kërkuar asnjë cent për performancën e saj në Kosovë.

“Ajo nuk ka pranuar të paguhet për këtë ngjarje dhe kjo do të thotë shumë për personalitetin e saj” (sic.), thuhet në njoftimin e Pacollit.

Rita për herë të fundit në Kosovë ishte në vitin 2014, ku erdhi së bashku me familjarët për një dasmë te mikesha e saj.

Ndërsa kësaj radhe, ajo do të jetë për të perfomuar para fansave të shumtë të saj.