Connect with us

Aktuale

Për shkak të vonesës në parlament, ministri britanik jep dorëheqje (Video)

Një ministër i qeverisë britanike ka dhënë dorëheqje vetëm pse nuk ishte prezent në Shtëpinë e Lordëve, ku do të duhej të ishte që të jepte përgjigje për një pyetje, dhe më pas është larguar nga dhoma duke i lënë të habitur kolegët e tij me veprimin, shkruan Gardian.

Michael Bates, ministër i Departamentit për Zhvillim Ndërkombëtar (DfID) që nga viti 2016, ka deklaruar  se “ndihet i turpëruar që nuk ishte prezent në sallë” për të dhënë përgjigje, dhe si rezultat i kësaj doli jashtë duke bërtitur “oh jo”.

Megjithatë, kërkesa e tij për dorëheqje është refuzuar, dhe me sa duket Bates do të vazhdoj të ushtroj postin e ministrit.

Dorëheqja e tij po konsiderohet si njëra nga më dramatiket që ka ndodhur këtyre viteve të fundit. Bates që është pjesë e Shtëpisë së Lordëve që nga vitit 2008, u ngrit në këmbë për të thënë se nuk ishte prezent në vendin ku i është kërkuar të jep një përgjigje koleges së tij laburiste Ruth Lister.

“I kërkoj falje Baroneshës Lister që nuk ishte prezent për t’i dhënë përgjigje pyetjes së saj për një çështje shumë të rëndësishme”, ka deklaruar ai.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *