Connect with us

Aktuale

VV: HARADINAJ NUK E DINTE SE KUR IA RRITI VETES PAGËN UA RRITI EDHE GJYQTARËVE

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot konferencë për media ku tema kryesore ka qenë dyfishimi i pagës që kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i kishte bërë vetes. Sipas kësaj partie politike Haradinaj në kohen kur ia ngriti pagën vetit as nuk ishte në dijeni se po ia ngrite edhe gjyqtarëve dhe prokurorëve, shkruan Insajderi.

Albulena Haxhiu, deputete e Lëvizjes Vetëvendosjes në konferencën e sotme para gazetarëve ka thënë se vendimi i Haradinajt për ngritjen e pagave ka qenë i kundërligjshëm. Sipas saj, ky vendim do të duhej të shfuqizohej e jo vetëm të pezullohet.

“Vendimi i kundërligjshëm i Qeverisë Haradinaj, nuk do të duhej të pezullohej por të shfuqizohej. Deklarimet e Haradinajt se nga ky vendim do të preken gjyqtarët e prokurorët, nuk është i sinqertë. Buxheti për vitin 2018 është miratuar në dhjetor të vitit të kaluar shtrohet pyetja se nëse qeveria Haradinaj paska qenë e interesuar të rrisë pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve atëherë pse këtë rritje nuk e paraqiti në mënyrë krejt të ligjshme nëpërmjet ligjit për buxhetin i cili kaloi pak ditë para se të votohej ky vendim në Qeveri?”, ka thënë Haxhiu.

Sipas Haxhiut, kur Haradinaj e kishte marrë vendimin për ngritjen e pagës, ai nuk e kishte ditur se më automatizëm do të rriteshin edhe pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ajo ka përmendur si fakt arsyetimin që Haradinaj kishte bërë kur kishte rritur pagën.

“Sipas informacioneve që i kemi, në kohën kur është marrë ky vendim i kundërligjshëm, qeveria Haradinaj nuk ka qenë në dijeni që me automatizëm do të ngrihen pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve”.

“Këtë pohim timin e mbështes duke ia shtuar këtu deklaratat skandaloze të kryeministrit Haradinaj kur u pyet për rritjen e pagës, të njëjtën e arsyetoi me nevojën e blerjes së këmishëve dhe kollareve dhe tha që një kryeministër që se ka pagën e lartë do të detyrohet të korruptohet, në atë kohë s’foli për prokurorët dhe gjyqtarët”, ka thënë Haxhiu.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *