Connect with us

Aktuale

LUSHTAKU I PËRGJIGJET JASHARIT: KE QENË I VOGËL NË VITET ’90

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt u është përgjigjur akuzave të pasardhësit të tij, Bekim Jashari. Ky i fundit ka thënë për Lushtakun se nuk habitet me veprimet e tij, pasi ishte i njëjti që dikur iku në Gjermani dhe e la babanë dhe axhën e tij në Kosovë.

“Që tenton Sami Lushtaku të më bllokoj, kjo nuk më befason aspak, sepse Sami Lushtaku edhe babën e mixhën tim i ka lanë për 5 vjet dhe ka ikë në Gjermani, sepse është po ai Samiu që ka qenë”, ka thënë Jashari gjatë një konference për media pas dështimit të mbledhjes së asamblesë komunale.

Mirëpo Lushtaku i ka thënë Jasharit që të mos merret me vitet e ’90-a, sepse ka qenë i vogël atëherë.

“Bekimi ka qenë i vogël atëherë. Unë e respektoj familjen Jashari, e respektoj kryetarin aktual. Kështu që, i uroj punë të mbarë në komunë dhe i them të mos merret me vitet e ’90-ta”, ka thënë Lushtaku për Express.

Ndër tjera, kryetari Jashari ka akuzuar disa asamblistë të partive politike, me theks të veçantë ata të PDK-së se po mundohen ta bojkotojnë dhe bllokojnë punën e tij në komunë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *