Connect with us

Aktuale

Shala e quan Thaçin të pafytyrë, ja arsyeja

Deputeti i Nismës për Kosovën Haxhi Shala është paraqitur i neveritur nga politikat e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, veçanërisht pas tërheqjes së tij për Gjykatën Speciale.

Shala nëpërmjet një postimi në Facebook e quan të pafytyrë kreun e shtetit

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Politika neveritese e një njeriu…

Mashtruesit ishin ata që formuan Gjykatën Speciale, sikurse edhe me mashtrim tentuan tani t’a nxjerrin veten prej saj, dhe kur mashtrimi po bëhej i dukshem, u tërhoqen ashtu siç tërhiqen gjithmonë të ligët.

Inicuesi dhe krijuesi i Gjykatës Speciale, tani hedhë përgjegjësinë tek deputetët duke treguar pafytyrsinë e tij të pashembullt pasiqë fillimisht mashtroi veteranët!

Ai që inicoi dhe themeloi Gjykatën Speciale dhe shumë marrëveshje të tjera të dëmshme për Kosovën po tenton të vazhdoj me mashtrimin e opinonit publik përmes deklaratave të fundit të cilat kanë për qëllim vetëm shfajësimin e vetës së tij duke u thirrur në “ruajtjen e partneritetit strategjik me ndërkombëtarët”.

Ju asnjeherë nuk e patët shqetësim Kosovën dhe fatin e saj, ju fatin e Kosovës e përcaktuat me fatin tuaj, ju asnjëherë nuk e patët shqetësim fatin e shokëve tonë të akuzuar pa të drejtë për luftën tonë të shenjtë çlirimtare, ju gjithmonë ishit aty vetëm për të marrë merita, ndërsa asnjëherë për tu përballur me sfidat e vërteta.

Aq shumë më kanë neveritur politikat e tij, sa që nuk po dua as të i’a permendi emrin.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *