ENGEL: KOSOVA DUHET TË KETË USHTRINË DHE LIBERALIZIMIN E VIZAVE

Kongresisti amerikanë Elliot Engel, edhe një herë ka përkujtuar përkrahjen e ShBA-së për Kosovën.

Engel ka deklaruar se Kosova duhet ta ketë ushtrinë e saj si dhe lirinë e lëvizjes.

“Kosova, si shtet i pavarur dhe sovran, duhet të ketë ushtrinë dhe liberalizimin e vizave”, u shpreh kongresisti Engel.

Sipas tij, as Serbia nuk duhet të sillet në mënyrën siç po bën, duke iu referuar asaj që e quajti lojën e bllokadave ndaj Kosovës.

Këto komente Engel i bëri gjatë takimit me Ministrin e Diasporës dhe i Investimeve Strategjike, Dardan Gashi.

Ndërkaq, ministri Gashi e njoftoi kongresistin Engel për proceset, nëpër të cilat po kalon Kosova, duke reflektuar edhe mbi sugjerimet e kongresistit dhe të Qeverisë amerikane për dy çështje: Gjykata Speciale dhe Demarkacioni.

“Iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale nuk do të shtyhet, ne qëndrojmë prapa obligimeve ndërkombëtare, të marra si shtet. Po ashtu, edhe demarkacioni me Malin e Zi është një çështje që është duke marrë formën e zgjidhjes, andaj presim rezultate edhe në këtë drejtim”, tha Gashi.