Connect with us

Aktuale

BRENDA POLICISË KA NJË RRJET TË SOFISTIKUAR TË KRIMIT TË ORGANIZUAR

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Rexhep Selimi ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Flamur Sefaj që t’i marrë masat e nevojshme ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës që e kanë shkelur ligjin.

Ai në foltoren e Kuvendit të Kosovës ka thënë se Inspektorati i Policisë së Kosovës (IPK) dhe Departamenti për Krime Ekonomike, janë diskredituar deri në themel, për shkak të krerëve të instaluar në këto institucione.

“Çka kemi parë dhe dëgjuar nga këto institucione, shohim se janë model i qartë i krimit dhe kapjes së shtetit. Ka kohë që në opinion kemi ngritur problematikën e Inspektoratit, që po duket se janë probleme kronike”, ka shtuar Selimi.
Sipas tij, nga ato se çka është dëgjuar nëpër përgjime, e vërejmë se kemi të bëjmë më një rrjet të krimit të organizuar.

“Ky nuk është i izoluar në këto dy mekanizma të sigurisë, është i shtrirë edhe në pjesë tjera të shtetit. Përndryshe, shteti i kapur e ka këtë pamje”, ka shtuar Selimi.

Ai ka theksuar se ministri Sefaj e ka rastin të merr masa menjëherë , dhe se ai duhet të merr masa edhe ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, sepse sipas tij, ai do të duhej të merrte masa ndaj personave që kanë qenë pjesë e këtyre veprave, e jo t’i mbroj ata.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *