Connect with us

Aktuale

Tahiri: Kurti po e përdor rastin e Astrit Deharit për interesa politike

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, e ka akuzuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se po bën politikë me rastin e aktivistit të vdekur të kësaj lëvizjeje, Astrit Dehari dhe që po manipulon me familjen e të ndjerit.

Sipas tij, gjërat që i flet Kurti, ku akuzon institucionet e Kosovës për rastin Dehari, nuk qëndrojnë.

“Unë e kam ngritur rekomandimin e Kuvendit të Kosovës që të ndodhë një ekspertizë shtesë në një shtet të BE-së apo diku në SHBA. Unë i kam ndarë mjetet për këtë dhe kam thënë që nuk është problem mbështetja e këtij rasti. Familja kërkon që ekspertiza të ndodhë në Zvicër. Ka filluar bashkëpunimi me institutin në Zvicër dhe kjo çështje është duke u proceduar”, ka theksuar Tahiri për televizionin publik.

“Albin Kurti po e përdorë rastin për interesa të tij politike, ashtu siç e ka manipuluar familjen Dehari edhe më herët dhe siç ka manipuluar gjithmonë me opinionin publik”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *