Connect with us

Aktuale

Haradinaj në Pentagon, flet për ushtrinë e Kosovës dhe kujton 11 shtatorin

Kryeministri Ramush Haradinaj, në vazhdën e takimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot ka vizituar Departamentin e Mbrojtjes – Pentagon.

Haradinaj u takua me gjeneralin Joseph L. Lengyel, shef i Gardave Nacionale të SHBA-ve, Laura Cooper nga departamenti i Mbrojtjes dhe oficerë të tjerë të lartë të ushtrisë amerikane.

Në këto takime edhe njëherë u konfirmua përkushtimi për avancimin e raporteve Kosovë-SHBA.

“Ushtria Amerikane është faktor jetik i paqes dhe lirisë në Kosovë dhe rajon. Kryeministri Haradinaj falënderoi bashkëbiseduesit për përkrahjen e vazhdueshme dhe, edhe njëherë theksoi rëndësinë e transformimit sa më të shpejtë të FSK-së në Forcë të Armatosur”, thuhet në postimin e Haradinajt.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *