Connect with us

Aktuale

Në forumin për arkitekturë “Share Tirana 2018” marrin pjesë edhe arkitektë nga Maqedonia

Forumi ndërkombëtarë për arkitekturë dhe inxhinieri “Share Tirana 2018”, do të mbahet më 20 shkurt në Tiranë. Në aktivitetin akitekturor janë të ftuar edhe arkitektët e Maqedonisë, ndërsa regjistrimi në këtë aktivitet për anëtarët e Shoqatës së Arkitektëve të Maqedonisë është pa pagesë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky manifestim do të jetë një rast i shkëlqyer për shkëmbimin e ideve, njohurive, përvojave dhe për rrjetëzim me kolegët e vendeve tjera.

Në këtë forum në Tiranë do të paraqiten arkitekët e 10 vendeve si Shqipëria, Bullgaria, Italia, Belgjika, Rumania, Kosova, Irani, Maqedonia, Holanda dhe Britania e Madhe, me projektet e tyre të shpërblyera.

Ky aktivitet organizohet si rezultat i partneritetit në mes të Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *