Connect with us

Aktuale

Thaçi për ‘TRT-World’: Jemi në fazën e integrimit në NATO dhe BE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Televizionin “TRT World”, ka theksuat se në jetën e tij kishte tri objektiva jetësore, të cilat u shndërruan më vonë në qëllime politike.

“E para ka qenë liria që e kemi arritur në qershor të vitit 1999, e dyta ka qenë bërja e Kosovës së pavarur dhe sovrane që e kemi arritur në vitin 2008, dhe tash jemi në fazën e tretë atë të integrimit në NATO dhe Bashkim Evropian”, ka thënë Thaçi për televizionin turk, i cili transmetohet në gjuhën angleze.

Ai ka theksuar se nuk ka rrethanë, nuk ka çmim që mund të cenojë raportet e përjetshme të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *