Connect with us

Aktuale

Bullgaria kundër emrit me përcaktim gjeografik për Maqedoninë

Kryetarit bullgar Ruman Radev sot në Shkup ka deklaruar se vendi i tij nuk do të pranojë kompromis për çështjen e emrit të Maqedonisë, i cili do të cenojë territorin bullgar.

“Emri i ri i Maqedonisë të mos përmbajë përcaktim gjeografik, i cili do të jenë në dëm të Bullgarisë. Ne nuk përzihemi në zgjidhjen e kontestit të emrit mes dy vendeve, por si vend fqinj kjo çështje na tangon”, nënvizoi Radev.

Ai ka kërkuar zgjedhjen e e çështjes së historisë së përbashkët për të hapur rrugën euro-atlantike të Maqedonisë.

“Ne kemi histori të përbashkët dhe varësisht se si do të trajtohet kjo e kaluar varet edhe vetë perspektiva evropiane e Maqedonisë”, theksoi kryetari bullgar.

Kryetari maqedonas Gjorge Ivanov ka thënë se bisedimet me Greqinë për emrin vazhdojnë nën përkujdesjen e OKB-së dhe se pala maqedonase do të angazhohet për një zgjidhje që nuk do të jetë në dëm të vendeve të treta.

Lidhur me çështjen e historisë së përbashkët, Ivanov është shprehur se kjo çështje duhet t’u lihet historianëve ta sqarojnë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *