Connect with us

Aktuale

Ukimeraj flet për pabarazitë gjinore dhe shkeljet ligjore në pushtetin lokal

Sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Rozafë Ukimeraj në Express Intervistën në KTV, ka folur për shkeljet më të shpeshta që ndodhin në pushtetin lokal.

Shkelja më e shpeshtë, sipas saj, është se nuk ka përfaqësim të barabartë.

Ka treguar se kanë monitoruar të gjitha komunat dhe kuvendet komunale.

Ka thënë se kjo Ministri, ka marrë vendim se shkeljet që bëhen nëpër komuna do të kenë më pak fonde.

“Komunat që kanë bërë shkelje do të kenë më pak fonde në dispozicion. Do t’i adresojmë në gjykata të gjitha shkeljet që do të bëhen”, tha ajo.

Ajo ka thënë se nga 21 shkelje, 13 vetëm i kanë rishikuar deri tani.

Ndarja e buxhetit nga niveli qendror në atë lokal, Ukimeraj ka thënë se kërkohet të bëhet në mënyrë proporcionale.

“Financimi do të bëhet nga Ministria e Financave”, tha ajo duke shtuar se janë përgjegjës në ndarje të buxhetit në pushtetin lokal.

Gjatë intervistës së saj, ajo tha se kërkesat nga disa lokalitete për t’u bërë Komuna, janë duke u shqyrtuar. Adresimi i tyre për t’u shndërruar në komuna ka thënë se bëhet me ligj, e ka shtuar se ligji duhet ndryshuar.

Ligji për Prishtinën, i sponsorizuar nga kjo Ministri, ka thënë se nuk ka më kompetenca tek këta të fundit, por se mbetet në dorën e deputetëve.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *