Connect with us

Aktuale

Adem Jashari nuk u harrua në 10 vjetorin e Pavarësisë – shumë qytetarë vizituan Prekazin

As këtë vit, të dhjetë-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nuk u anashkalua tradita e homazheve dhe nderimeve në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Qytetarë të shumtë qysh në orët e hershme të mëngjesit, ia mësynë këtij kompleksi memorial në kujtim të veprës së familjes së Jasharëve, raporton KTV.

Vizitorët thanë se amaneti i të rënëve për lirinë, të cilën sot po e festojnë, nuk ka shkuar në vend.

Ata që erdhën në Prekaz përveç homazheve, nuk e kanë lënë pa e vizituar edhe shtëpinë muze, aty ku u zhvillua e gjithë beteja e kësaj familjeje.

Nderime dhe homazhe kanë bërë edhe përfaqësues të partive politike të cilët erdhën në mënyrë të organizuar.

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *