Connect with us

Aktuale

Aksion policor në Shkup, disa të arrestuar

Sektori për punë të brendshme ka bastisur shtëpinë e 29 vjeçarit M.A., student nga Jordani, për shkak të dyshimeve paraprake për vepër të kryer penale “tregti me drogë”. Bastisja është kryer më 9 shkurt në rrugën “Rugjer Boshkoviq” në SHkup me urdhër të Gjykatës Themelore Shkup 1.

Gjatë bastisjes janë gjetur 133,75 gramë marihuanë, 19.85 gramë amfetaminë, 26 tableta (Ekstazi-МDMA), një vagë digjitale me mbeturina marihuane dhe amfetamine, si dhe një pasqyrë me mbeturina të amfetaminës dhe kokainës. Gjatë bastisjes, në shtypinë e studentit jordanez kanë qenë edhe personat Gj.A. (31) nga Kumanova dhe Zh.M. (20) nga Tetova, me adresë jetese në Kumanovë, kurse gjatë kohëzgjatjes së bastisjes aty ka arritur edhe D.S. (19) nga Shkupi, shkruan Gazeta Lajm. Policët kanë kontrolluar edhe këta persona, me çrast te personi D.S. (19) është gjetur një qese me marihuanë, deri sa te personat Gj.A. dhe Zh.m. nuk janë gjetur lëndë që kanë të bëjnë me vepër penale.

Katër personat janë arrestuar dhe në stacionin policor “Gazi Babë” është zhvilluar bisedë me ta. Jordanezit M.A. i është caktuar masë arresti në afat prej 30 ditëve.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *