Connect with us

Aktuale

Lençe Ristovska “dridh” Gruevskin me një fjalë popullore shqiptare, ja çka i thotë!

Nikolla Gruevski, Gordana Jankuloska dhe Gjoko Popovski, të akuzuar në rastin “Tanku”, nuk e pranuan fajin në sallën e gjykatës. Në fjalët e tyre hyrëse, ish kryeministri tha se nuk e kupton në tërësi aktakuzën dhe s’mund të kuptoj për çfarë e ndjek Prokuroria Speciale. Gruevskit gjatë seancës i është tërhequr vërejtja nga gjykatësja Dobrila Kacarska, për sjellje të pahijshme. Ai gjatë gjykimit komentoi se: “kjo është gjykatë partiake”, gjykatësja e paralajmëroi se radhën tjetër do të ndëshkohet. Ndryshe, avokatët e të akuzuarve tërë ditën tentuan ta prolongojnë gjykimin, gjë të cilës iu kundërshtuan PSP-ja dhe Gjykata. Gruevski mes tjerash akuzoi se, gjykimi udhëhiqet sipas fjalës së urtë “Kadiu të padit, kadiu të gjykon”.

Kam marrë shpërblim me atë që jam vozitur në automobil. Paramendoni më gjykojnë për shkak se kam marrë shpërblim dhe jam vozitur me automobil dhe për këtë arsye, them se nuk e kam të qartë për çfarë më gjykojnë. Unë iu përgjigja gjykatëses se nuk e kam të qartë aktakuzën dhe s’mund të kuptojë si mund të jetë shpërblim nëse kryeministri vozitet me automobil të blinduar, me shkallë të mbrojtjes siç parashikon ligji edhe në shtetin tonë edhe në shtetet tjera – deklaroi ish kryeministri Nikolla Gruevski.

Fjalë kërkoi prokurorja Lençe Ristovska, e cila siç tha, që ta sqarojë situatën do të përdorë një fjalë të urtë popullore.

“Njeriut mund t’i marrësh diçka me zor, po jo edhe t’i japësh”, tha Ristovska duke përdorë këtë fjalë të urtë që thuhet se është shqiptare, duke aluduar se askush nuk ka mundur tua japë me zor procesverbalet.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *