Connect with us

Aktuale

QEVERIA E MALIT TË ZI URON KOSOVËN PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE

Pas arritjes së aneks-marrëveshjes midis Kosovës dhe Malit të Zi e cila inkurajon ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet dy vendeve, qeveria e Malit të Zi i ka uruar qytetarët e Kosovës, për siç thonë liberalizimin e vizave.

“Urime për miqtë tanë dhe parterët, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli si dhe qytetarëve të Kosovës për liberalizimin e vizave. Ne kemi bërë një punë të mrekullueshme në interesin e qytetarëve dhe shteteve tona”, thuhet në njoftimin e Malit të Zi.

Demarkacioni me Malin e Zi është njëri nga kushtet kryesore që BE i ka vënë Kosovës për liberalizimin e vizave, kështu aneks-marrëveshjes e arritur sot në mes Kosovës dhe Malit të Zi konsiderohet një mundësi që hapë rrugën drejt libralizimit të vizave për kosovarët

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *