Connect with us

Aktuale

RAMA FLET PËRSËRI PËR HARADINAJN DHE DEMARKACIONIN: S’KAM ASGJË PËR TË SQARUAR ME TË

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar edhe një herë çështjen e demarkacionit si dhe mos pajtueshmëritë mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për shënjimin e pikës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Rama gjatë ditës së sotme ka thënë për Top Channel se është optimistë që në momentin e fundit do të kalojë ngërçi dhe do të ratifikohet demarkacioni.

“Unë jam shpresëplotë që janë momentet e fundit të ngërçit dhe uroj shumë që shpresat të realizohet me një votë ratifikimi në Kuvend për ta çliruar përfundimisht Kosovën nga pengesa e tmerrshme e pamundësisë për të lëvizur lirisht qytetarët e saj. Por jo vetëm kaq, por edhe për të rivendosur shtetin në një pozicion të respektueshëm pasi kjo e demarkacionit i ka shkaktuar kosto shumë të mëdha shtetit të Kosovës, në raport me komunitetin ndërkombëtar, dhe miqtë dhe partnerët që janë kontributorët kryesorë të lindjes së shtetit të Kosovës”, ka thënë Rama.
I pyetur nga Top Channel, nëse është sqaruar me Haradinajn për qëndrimet e tyre kundër demarkacionit. Ai ka thënë se nuk kanë asgjë për tu sqaruar me Haradinajn sepse kryeministri kosovar ka qëndrimin e vet të ndryshëm nga Rama.

“Jo e kishim lënë darkën pas emisionit dhe nuk kishte asgjë për të sqaruar. Unë kam bindjen time, ai të vetën, nuk ka asnjë problem”, ka thënë Rama.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *