Connect with us

Aktuale

Rexhep Selimi refuzon medaljen nga Thaçi: I shiti idealet e UÇK-së

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, njëherësh ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, për çka sot u dekorua nga presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka thënë se refuzon ta pranojë medaljen nga ai.

“Na paska dekoruar ‘presidenti’!”, ka shkruar Selimi, sa për të treguar me thonjëza që as që e njeh Thaçi për president.

“Pashë në media një liste të gjatë të të dekoruarve dalë nga zyra e Presidentit të Kosovës me rastin e 10 Vjetorit të Pavarësisë. Aty pashë edhe emrin tim. Por, unë REFUZOJ të pranojë dekoratë nga një person si Thaçi”, ka thënë Selimi.

“Dekorata e dhënë prej tij nuk më bën nder as mua e as ndonjë luftëtari të UÇK-së. Refuzoj të pranojë dekoratë nga ai i cili shet tokë të Kosovës sot ashtu siç deri më tani i shiti idealet e luftës se UÇK-së”, ka thënë Selimi më tej.

Ndryshe Thaçi ka nxjerrë një listë të gjatë të cilët ka vendosur që t’i dekorojë me Medaljen Presidenciale të 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Aty janë si kategori së pari lista e anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së; Konferenca Paqësore e Rambuilletit dhe Parisit; Procesi i Vjenës – Brukselit i definimit të statusit të Kosovës (Ekipi i Unitetit); Kryeministrat-Presidentët-kryetarët e Kuvendit periudha 2001 – 2017; Komisioni për Organizimin e ceremonive institucionale dhe festive në ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës; Lista e Institucioneve, mediave, gazetarëve, publicistëve, kameramanëve; kryetarët e shtetit të Shqipërisë; kryeministrat e shtetit të Shqipërisë; si dhe disa personaliteteve të tjera, si dhe disa ngjarjeve dhe organizimeve.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *