Connect with us

Aktuale

Teuta Arifi i drejtohet Kuvendit Komunal të Prishtinës

Para një viti, ne kryetarët e bashkive të Tiranës, Prishtinës, Ulqinit, Tetovës dhe Preshevës nën ombrellën e Unionit të Bashkive Shqiptare hodhëm themelet për një bashkëpunim të thelluar, të qëndrueshëm dhe afatgjat me qëllim të përparimit të vendeve tona dhe ngritjen e cilësisë së jetës së kombit tonë të shtrirë në territor kompakt gjeografik që na mundëson dhe lehtëson bashkëpunimin tonë në të gjitha sferat e zhvillimit ekonomik, social dhe kulturor.

Këtë vit bashkëpunimi ynë do të thellohet edhe më tej dhe idea e Unionit të Bashkive Shqiptare do të materializohet me tej me ndërmarrjen e hapave konkrete për të realizuar Memorandumin për bashkëpunim të cilin e nënshkruam vitin e kaluar dhe për ti kyçur më tej në rrjetin e bashkëpunimit tonë të gjitha qytetet shqiptare të rajonit dhe unë uroj që bashkëpunimi ynë të vazhdojë duke prodhuar rezultate pozitive për të gjithë ne ndërsa numri i bashkive pjesëmarrëse të shtohet gjithnjë e më shumë.

Diskutimi mbi sfidat me të cilat ballafaqohen qytetet tona dhe ndarja e ideve dhe praktikave më të mira si në rafshin e aprovimit të politikave lokale ashtu edhe në zbatimin e projekteve konkrete në fushën e zhvillimit infrastrukturor urban, zhvillimit ekonomik, arsimor, kulturor dhe social është shumë i rëndësishëm për ne, sepse pikërisht ky diskutim kontribuon në orientimin e politikave dhe investimeve sipas modeleve dhe praktikave të zbatuara në mënyrë të suksesshme, sepse kontekstet, mentaliteti dhe tiparet kulturore të qyteteve tona janë pak a shumë të ngjajshme.

Sot,qarkullimi i lirë i njerëzve, mallrave dhe kapitalit i bëjnë kufijtë mes nesh të papërfillshëm dhe kjo natyrisht që shkon në favorin tonë.Shkëmbimi më intensiv kulturor dhe arsimor mes nesh sjell konkurencë vlerash. Pasi që gjeografia jonë na bën edhe ekonomikisht mirë të kombinuar ne duhet të bashkëpunojmë në drejtim të hartimit dhe zbatimit të projekteve konkrete për të nxitur potencialin prodhues të ndërmarrjeve dhe kompanive shqiptare, duke krijuar rrjete bashkëpunimi për të prodhuar mallra cilësor, për të dhënë shërbime cilësore, për të gjeneruar punësime të reja dhe për të depërtuar në tregje të reja duke ngritur kështu mirëqenjen ekonomike dhe sociale të qytetarëve tanë dhe paralelisht peshën politike të kombit tonë në Ballkan . Në këtë drejtim dua të bëj thirrje që në margjinat e këtij takimi të formojmë edhe grupe punuese të veçanta që do të kishin për detyrë bashkëpunimin e ndërjelltë për përgatitjen e projekteve për aplikim për IPA komponentën e dytë, respektivisht bashkëpunimin ndërkufitar, komponentë e hapur për të gjitha shtetet kandidate dhe potenciale për aderim në BE.

Në fund, uroj që bashkëpunimi ynë, ndihma e ndërsjelltë, ndarja e praktikave më të mira të qeverisjes demokratike lokale dhe realizimi i projekteve të përbashkëta të na lehtësojë të gjithëve arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta për zhvillim shumëdimensional të qyteteve tona dhe përparimin dhe fuqizimin e kombit tonë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *