Connect with us

Aktuale

THAÇIT IA REFUZOJNË EDHE NJË DEKORATË – “I PANDERSHMI NUK MUND TË MË NDEROJË”

Publicisti e shkrimtari Veton Surroi, ka refuzuar dekoratën që presidenti Hashim Thaçi ka ndarë për të.

Në një prononcim të tij në Facebook, Surroi ka thënë se me përjashtim të okupatorëve, nuk ka pasur njeri që i ka bërë dëm vendit më shumë se sa Thaçi. E me bindjen e tij ka thënë se refuzon të marrë çfarëdo dekorate nga ai.

“Pash emrin tim, dy herë, në listën e të dekoruarve nga Hashim Thaçi për dhjetëvjetorin e pavarësisë. Që të dyja herët emri im është vënë në proceset vendimtare për arritjen e lirisë dhe pavarësisë, Konferencës së Rambouillet dhe Procesit të Vjenës. Ka qenë nder imi që t’i shërbej vendit”, ka shkruar Surroi.

“Konsideroj se Hashim Thaçi është përgjegjësi kryesor për kapjen e shtetit, izolimin e tij, vjedhjen e tij, varfërimin e tij material, mendor e shpirtëror, zbrazjen e tij prej një të dhjetës së popullatës për dhjetë vjet pavarësie, humbjen e konsensusit politik e perspektivës së të rinjve brenda tij… Me përjashtim të okupatorëve, nuk ka pasur njeri që i ka bërë kaq dëm vendit”, ka thënë më tej.

“Me bindjet e mia për këtë njeri refuzoj të marrë çfarëdo dekorate. I pandershmi nuk mund të më nderoj. As mua e aq me pak këtë vend. Qytetareve: gëzuar dhe u prifshit ndryshimeve!”, ka thënë në fund Surroi.

Medaljen e Thaçit e kanë refuzuar edhe dy anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *