Connect with us

Aktuale

VETËVENDOSJE PËR MARRËVESHJEN E RE: MASHTRIMI NUK KALON!

Pas publikimit të deklaratës së nënshkruar nga Presidenti Thaçi dhe ai malazez, për marrëveshjen e Demarkacionit ka reaguar kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, lideri i VV-së Albin Kurti ka bërë të ditur se partia që ai e udhëheq nuk është e kënaqur me marrëveshjen e Demarkacionit, e cila është publikuar nga presidenti Hashim Thaçi.

“Pas publikimit të marrëveshjes, Lëvizja e VV-së ka mbajtë mbledhje të menjëhershme të kryesisë dhe ka nxjerrë konstatimet e saj se deklarata e fundit që u dha nga Thaçi është e papranueshme dhe mashtruese”, ka thënë Kurti në Konferencë për media.

Sipas Kurtit, deklarata e nënshkruar nga dy presidentët nuk është e njëjte si në anglisht dhe shqip.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *