Connect with us

Aktuale

“1.1 MILION EURO GRANT NGA QEVERIA E JAPONISË”

Ministri i ri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka bërë të ditur se Qeveria e Japonisë ka dhënë grant prej 1.1 milion euro për shëndetësinë kosovare.

Ismaili përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka falënderuar qeverinë japoneze dhe ka thënë se ky grant është shumë i rëndësishëm, dhe do të përdorët për furnizim me aparaturë moderne për spitalet tona.

“1.1 milion euro grant nga Qeveria e Japonisë për shëndetësinë kosovare. Ky grant shumë i rëndësishëm, do të përdoret për furnizim me aparaturë moderne për spitalet tona. Në javët në vijim do të nënshkruajmë edhe marrëveshje të tjera të cilat do të ndikojnë direkt në përmirësimin e sektorit tonë shëndetësor. Faleminderit Japoni”, ka shkruar Ismaili.

Image may contain: 4 people, people smiling, people sitting, table and indoor

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *