Connect with us

Aktuale

Adelina Tahiri shtatzënë, vëllai i këngëtares fillon blerjet luksoze për foshnjën (Foto)

Adelina Tahiri është një ndër femrat më të përfolura të showbizit shqiptar sa i përket jetës private.

Këngëtarja shqiptare javë më parë bëri të ditur që është martuar dhe kjo shkaktoj bujë të madhe.

Por, së fundi kanë filluar të qarkullojnë informacione se bukuroshja shqiptare është shtatzënë dhe është në pritje të një fëmije.

Këtyre spekulimeve u ka hedhur “benzinë në zjarr” edhe imazhi i fundit i vëllait të këngëtares, Edmond Tahirit.

Ky i fundit ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet të ketë blerë veshje për foshnjat e sapolindura, të cilat normalisht, janë super luksoze, të markës Gucci.

Sipas dizajnit dhe ngjyrave, krijohet përshtypje se bukuroshja jonë është duke pritur të sjell një jetë një foshnje të gjinisë mashkull.

Ndryshe, Ajo është martuar edhe zyrtarisht me afaristin dhe avokatin maqedonas, Serjozha Markov, i cili është vëlla i bashkëshortes së zëdhënësit të VMNRO-DPMNE-së, Ivo Kotevski.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *