Connect with us

Aktuale

Davutoğlu vizitë në Prizren dhe Mamushë

PRISHTINË (AA) – Ish-kryeministri i Republikës së Turqisë, Ahmet Davutoğlu i cili ndodhet në Kosovë në kuadër të 10 vjetorit të pavarësisë së këtij vendi, sot realizoi një vizitë në Prizren dhe në Mamushë.

Në kuadër të vizitës së tij në Prizren, Davutoğlu vizitoi shkollën “International Maarif Schools of Kosova”. Pas faljes së namazit të drekës në xhaminë “Sinan Pasha”, në qendrën e shatërvanit, Davutoğlu përshëndeti qytetarët të cilët e pritën me një interesim të madh.

Në një deklaratë për media në ndërtesën e Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Prizren, Davutoğlu tha se “Turqia ka treguar çdo lloj të përpjekjes dhe të sakrificës që vëllezërit tanë në këto toka të shenjta, të cilat janë trashëgimi e Sulltan Murat Hanit dhe të historisë që nga viti 1389, të jetojnë në paqe”.

Ai tha se Turqia ka dhënë mbështetjen e duhur për Kosovën gjatë kohës së luftës. “Në këtë vend, përfaqësues i trashëgimisë së rrënjosur, kemi bërë punët e nevojshme, duke filluar me praninë e Forcave të Armatosura tona gjatë luftës në Kosovë, por edhe me përpjekjet e qeverive të Republikës. Në atë kohë Prizreni kishte pritur me një entuziazëm dhe dashuri të madhe trupat turke (KFOR-i Turk). Ardhja e ushtarëve, trupave tanë në Prizren ishte një dashuri shekullore”, theksoi Davutoğlu.

Duke u shprehur se ndjen një gëzim të madh për të qenë në Prizren në ditën e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Davutoğlu tha se “Turqia me 80 milionë banorë është pranë Kosovës dhe në këtë 10 vjetor të pavarësisë është në zemrat tona”.

Davutoğlu në Prizren po ashtu vizitoi edhe Kryesinë e Këshillit Turk në Kosovë (KFOR-i Turk).

Ai gjatë ditës vizitoi edhe përmendoren e dëshmorëve të Çanakkalasë në komunën e vetme turke në Kosovë, në Mamushë, ku u prit nga kryetari i kësaj komune Abdülhadi Krasniç dhe një numri të madh të qytetarëve. Davutoğlu duke iu drejtuar të pranishmëve tha se “Ashtu siç e kemi njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, edhe tani në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës është detyrë e shenjtë e jona që të jemi pranë këtij shteti, së bashku me qytetarët e saj dhe çdo herë që vijmë në Kosovë të vijmë në Mamushë”

Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, Davutoğlu dje u takua me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, ndërsa mori pjesë në promovimin e librit të tij “Qytete dhe Qytetërime”, ku i pranishëm ishte edhe zv/kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *