Connect with us

Aktuale

Karem: Kosova e ka aleat të fuqishëm SHBA-në

Në pritjen shtetërore të organizuar me rastin e shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, përfaqësuesi i SHBA-së, Robert Karem – Ndihmës-Sekretar i Mbrojtjes, tha se Kosova ka një aleat të fuqishëm si SHBA-të.

Ai i inkurajoi qytetarët dhe institucionet e vendit që të vazhdojnë në luftimin e krimit dhe korrupsionit si dhe ta ratifikojnë demarkacionin me Malin e Zi.

“Dëshiroj të theksoj partneritetin e fuqishëm mes vendeve tona…Të punojmë së bashku në ngritjen e ekonomisë suaj dhe institucioneve dhe aftësisë së FSK-së. Kemi sfida, SHBA do të jetë krahë për krah, në luftimin e sfidave që janë para nesh. Një e ardhme e lirë dhe prosperuese, varet nga zgjidhjet e vështira, që duhet të bëhen sot. Duhet të zgjidhni se do të ketë tensione apo do të ketë bashkëpunim mes njerëzve. Pra dëshironi të shkoni drejtë integrimeve euroatlantike”, tha ai.

“Inkurajojmë qytetarët e Kosovës dhe autoritetet të vazhdojnë me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të zbatojnë sundimin e ligjit dhe që të përmbahen nga deklaratat, që mund të inkurajojnë dhunë. Kjo do të thotë gjithashtu dhe ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionin. Arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. E ardhmja e Kosovës është si një anëtar i integruar në rrjedhat euroatlantike”, tha ai.

Ai shtoi se e “keni një aleat të fortë si SHBA, dhe ky bashkëpunim do të zgjerohet në mënyrë që të përkrahet Kosova drejt integrimeve euroatlantike”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *