Connect with us

Aktuale

MEDIET NDËRKOMBËTARE SHKRUAJNË PËR VESHJEN E RITA ORËS – KISHTE NJË PARAQITJE TË ZJARRTË

Veshja me të cilën u prezantua këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, në koncertin e mbrëmshëm në Prishtinë për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nuk la pa u komentuar nga mediat ndërkombëtare.

Koncertin e Rita Orës e quajtën një koncert madhështor dhe veshjen e saj e përshkruan një veshje të zjarrtë.

Rita Ora bëri një paraqitje të figurës së saj të mahnitshme me një kostum të zjarrtë në shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në një koncert të hapur, shkruan “Daily Mail”.

Ajo ishte prezente në vendin e saj të origjinës për të shënuar 10 vjetorin e pavarësisë nga Serbia vazhdon tutje shkrimin, “Daily Mail”, raporton Insajderi.

Rita Ora nuk i zhgënjeu fansat e saj kosovarë kur ajo doli në një koncert madhështor në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë të shtunën.

Kënga e saj solli një turmë të madhe, ndërkohë që ajo u shfaq me një kostumin e saj të çiltër dhe permanent, përshkruan daljen në skenë të Rita Orës, gazeta britanike.

Ajo u shfaq para publikut me një lëkurë të shtrënguar dhe një kostum të zi, ku kishte të theksuar belin i cili vendoste në pah të gjithë trupin e saj.

Rrobat e veshura me xhevahir, paraqitnin një xhaketë me copa të zeza dhe të kuqe me mëngë të gjata dhe një jakë dramatike.

Ndërsa ajo kërcente me meloditë e këngës së zemrës së saj, këmbët e Rita Orës shfaqeshin në ekran të plotë me trikon e saj të thjeshtë dhe me një pjesë të zezë në mes të kostumit mjaftë të guximshme që nxjerrë në pah trupin e saj të hollë, ndërsa të mbathura kishe çizme të zeza mjaftë elegante.

Ylli i popit interpretoi vallet tradicionale kosovare në këngën e saj të hitit Black Widow, ndërsa iu drejtua publikut në gjuhën e saj amtare.

Rita u emërua ambasador nderi në Kosovë në vitin 2015 dhe u takua me kryeministrin Ramush Haradinaj para se të dilte në koncertin e saj të hapur në mbrëmje.

Kosova feston 10 vjet pavarësie nga Serbia në festimet dy-ditore që filluan sot në të gjithë vendin.

Ceremonia kryesore zhvillohet nesër, kur Presidenti Hashim Thaçi dhe Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli do të kthehen nga Konferenca e Sigurisë në Munih.

Kosova njihet nga 117 vende, duke përfshirë SHBA dhe shumicën e pushteteve perëndimore, dhe ku është anëtarësuar në rreth 200 organizata ndërkombëtare, përfundon shkrimin, “Daily Mail”.

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *