Connect with us

Aktuale

Nora krenare me Erën: Gjuha shqipe po dëgjohet nëpër botë

Nora Istrefi është frymëzuar nga mesazhet e ndryshme motivuese në kuadër të festimit të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me ç’rast ka shprehur përkrahjen për motrën e saj, Era Istrefi, e cila po ndërton një karrierë ndërkombëtare.  

“Bac, gjuha shqipe po dëgjohet nëpër botë”, shkruan në mbishkrimin e një fotografie të flamurit të Kosovës, në mesin e të cilit ndodhet Era Istrefi.

Ndërkaq, në përshkrimin e fotografisë shkruan: “Krenare me ty motër”.

“Urime ditëlindja jonë. Ne jemi vetë Kosova”, kishte shkruar Era në urimin e saj.

Në fotografinë që e shoqëronte postimin, këngëtarja e popullarizuar shfaqet me simbole kombëtare dhe shtetërore.

Që nga publikimi i hitit “Bonbon”, karriera muzikore e Erës pati një ngritje të hovshme. Muzika e këngëtares nga Kosova ia kaloi kufijtë e vendeve ku flitet shqip dhe filloi të dëgjohej në gjithë botën.

Më pas ajo nënshkroi me Ultra Music dhe nisi ndërtimin e karrierës ndërkombëtare.

“Redrum” në bashkëpunim me Felix Snow dhe “No I Love Yous” që u realizua në duet me French Montanan, ishin projektet pasuese të këngëtares nga Kosova.

Videoja muzikore e këngës “Bonbon” aktualisht numëron mbi 529 shikime në YouTube.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *