Connect with us

Aktuale

Princ Leka sjell urimin special për festën e Pavarësisë së Kosovës!

Urimit për festën e Pavarësisë së Kosovës i është bashkuar gjatë ditës së sotme edhe Princ Leka.

Statusi i plotë:

“Të dashur bashkatdhetarë të Kosovës, ju uroj nga zemra Gëzuar Pavarësinë!

Në këtë 10 vjetor kemi patur plot sfida, për njohjen e shtetit të ri, për forcimin e stabilitetit me maturi, për krijimin nga eshtrat e luftës të një shteti modern.

Liria e Kosovës është fituar me shumë sakrifica, me heronj të panumërt, që luftuan për familjet e tyre dhe për Kombin tonë në tërësinë e tij. I bëj thirrje shtetit te Kosovës mos lejojë kurrsesi që trimat e saj të harrohen!

Të gjithë Shqiptarët kudo që janë, janë krenarë për Shqiptarët e Kosovës dhe për ate çka ata realizuan. Por sfidat e medha nuk arrihen të vetmuar. Ne patëm fatin e madh të mbështetjes së pakushtëzuar të aleatëve tanë të cilët luftuan bashkë me ne krimin dhe gjenocidin ! Për këtë do ti jemi përjetë mirënjohës!

Uroj qe të punojmë në vazhdim të gjithë bashkë për ëndrën tonë të Bashkimit të Bekuar Kombëtar!“

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *