Connect with us

Aktuale

SHEMBULLI I AMBASADORIT AMERIKAN SE SI DUHET KURSYER SHTETIN

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), në Kosovë, Greg Delawie, si duket është shumë kursimtar.

Për të ardh nga Amerika në Kosovë ai ka zgjedhur të udhëtoj me “economy-class”, shkruan Insajderi.

Për këtë veprim ka njoftuar, Xhabir Hamiti, ligjërues në Fakultetin e studimeve Islame në BIK.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hamiti ka shkruar se me datën 17 shkurt gjatës rrugës së kthimit nga Stambolli në Kosovë ka rastësisë me ambasadorin amerikan, Grek Delawie.

“Gjatë rrugës së kthimit nga Stambolli më 17. February me airoplan, rastisi që bashkë me ne në bord të jetë edhe Ambasadori amerikan në vendin tonë His Ecxellence Gregory Delawie. Ajo që të gjithëve u bëri përshtypje ishte përzgjidhja e sedilës së tij në mesin e udhëtarëve të rëndomtë ekonomy-class”, ka shkruar Hamiti.

Ndër tjerash ai ka shtuar se “Ambasadori i vendit më të fuqishëshm në botë edhe në këtë mënyrë kursen buxhetin e qytetarëve të shtetit të vet”, ka shkruar Hamiti.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *