Connect with us

Aktuale

Vuçiq në fjalët e Arifit: Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon më 26 shkurt

U bënë një muaj që pala serbe ndërpreu dialogun me Kosovën, e kjo për shkak të vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare Serbe “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviq.

E tek pas një muaji, vjen reagimi i palës serbe, për ditën kur pritet të fillojnë sërish bisedimet, mes Kosovës e Serbisë.

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, ka deklaruar për mediet serbe se dialogu do të vazhdojë me 26 shkurt.

E për datën e bisedimeve, kreu i delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë, Avni Arifi, në një prononcim për Telegrafin pati thënë dy javë më parë, se dialogu pritet të rifilloj pikërisht në fund të shkurtit, për të cilën e konfirmoi Vuçiq.

“Datë të saktë nuk ka mirëpo shpresoj që në fund të muajit shkurt do të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi”, pati thënë Arifi për Telegrafin.

Ndryshe, dialogu ka qëllim normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe integrimin e komunitetit serb në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës.

Ndërkaq, zbatimi i marrëveshjeve dhe obligimeve nga ky dialog, Kosovës dhe Serbisë, u është vënë si kusht në rrugën e tyre drejt integrimeve evropiane.

Agjenda thuhet se është e njëjta ajo që ishte paraparë të diskutohej gjatë janarit, e ku pala serbe u tërhoq pas vrasjes së politikani serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *