Connect with us

Aktuale

Fejohet Stresi, publikon imazhin ku shfaqet mjaft emocional për momentin e rëndësishëm të jetës së tij

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka vendosur t’i përkushtohet vetëm një femre.

Ylli i repit nga Shqipëria ka kohë që ka lënë të kuptohet se ai mund të jetë në një romancë.

Dhe, tash ai ka vendosur që romancën ta çojë në një nivel të ri, duke u përkushtuar plotësisht dhe duke fejuar të dashurën e tij.

Në një ndejë krejtësisht private, Stresi shihet se si pranon unazën e vendosur në gishtin e tij.

Vet reperi e ka publikuar imazhin nga momenti i madh i jetës së tij, duke u shprehur në mënyrë emocionale.

Ndjenje shum e veçante smund ta pershkruaj skam fjale …….

“Ndjenjë shumë e veçantë s’mund ta përshkruaj s’kam fjalë”, u shpreh reperi.

Nuk dihet ende identiteti i partneres së Stresit, pasi ai kurrë nuk e ka zbuluar atë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *